Lajmi i fundit

Investigimi i RAI-t/ Reagon parlamenti italian: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

Njihuni me kotelen që u rrit nga 2 qen dhe është më e ëmbël se mjalti

Njihuni me kotelen që u rrit nga 2 qen dhe është më e ëmbël se mjalti

11:33, 21/10/2020
A+ Aa A-

Të gjithë e dimë shprehjen "duke luftuar si macet dhe qentë". 

Në fakt, mes qenit dhe maces mund të ketë miqësi të vërtetë dhe kujdesje për njëri-tjetrin. 

Disa vjet më parë, një zjarrfikës nga Belgjika shpëtoi një kotele dhe e solli në shtëpi, ku ai tashmë kishte 2 qen. 

Qentë, e rritën atë si të ishte një prej  tyre dhe familja ndau historinë e veçantë në Reddit. 

Image

Interneti menjëherë ra në dashuri me këtë treshe të mrekullueshme.

Nathalie, tregoi se macja mezi ecte për shkak të dëmtimeve të marra kur ishte kotele. 

Burri i Nathalie, i cili është një zjarrfikës, e gjeti Azmaelin ( macen) të mbuluar me gjak.

Tani, ajo gëzon shëndet të plotë dhe ndonjëherë vepron si vëllezërit e saj më të mëdhenj, duke u sjellë ose duke u ulur si një qen.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco