Foto që të le pa frymë, vlerësohet me çmim

Foto që të le pa frymë, vlerësohet me çmim

10:54, 19/10/2020
A+ Aa A-

Imazhe që tregojnë plotësisht madhështinë dhe bukurinë e natyrës, kur arrijnë të jenë të fotografuar, atëherë me të vërtetë shkaktojnë frikë.

Një nga imazhet unikë është fotografuar nga Emma Rose Karsten e cila fitoi dhe çmimin e parë në konkursin e Komunitetit Meteorologjik Mbretëror për vitin 2020 .

Ajo arriti të fotografojë nga parkingu u shkollës së saj në St. Louis, një re Arcus.

Siç e përshkroi ajo, teksa po fliste me mikun e saj në makinë për koronavirusin pa renë e stërmadhe dhe fantastike.

Më pas ajo mori aparatin dhe e fotografoi.

Reja Arcus quhet një fenomen natyror i frikshëm, por edhe i padëmshëm, që shpesh parashikon ardhjen e stuhive. 

Këto re të rralla të gjata zakonisht formohen kur një rrymë në rënie nga një front i stuhisë që lëviz me shpejtësi shkakton ngritjen e ajrit të nxehtë.

Në konkurs, spikatën disa fotografi më unike që kapin në mënyrën më të drejtpërdrejtë bukurinë shpesh "të egër" të fenomeneve natyrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco