E rrallë/ Të braktisur nga nëna, kjo qenushe ushqen me gji dy luanët e porsalindur

E rrallë/ Të braktisur nga nëna, kjo qenushe ushqen me gji dy luanët e porsalindur

13:18, 25/09/2020
A+ Aa A-

Kur nëna luaneshë braktisi dy të sapolindurit e saj, rolin e amësisë e mori qeni!

Po po, shumë e çuditshme, por është e vërtetë!

Nëna luan, e cila e bëri lindjen në kopshtin zoologjik, i braktisi dy këlyshët e saj sapo i lindi ata. 

Ajo, nuk iu afrua dhe as nuk i lëpiu, çfarë i detyroi punonjësit e kopshtit ta largonin nga të sapolindurit që të mos i dëmtonte .

Ndërsa habia, ndodhi më pas, kur një qenushe gjermane 8-vjeçare u afrua tek dy këlyshët dhe filloi ti ushqejë me gji.

Stafi i kopshtit zoologjik u shpreh shumë i habitur dhe i suprizuar nga ky gjest i qenushes.

Gjithashtu, ekspertët, pohuan se qumështi i qenit është i pranueshëm dhe i dobishëm për dy luanët e vegjël dhe se ata po kontrollohen herë pas here nga shërbimet veterinare. Sipas tyre, të vegjlit  janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco