Manovër në stacionin hapësinor për të shmangur mbeturinat

Manovër në stacionin hapësinor për të shmangur mbeturinat

12:44, 23/09/2020
A+ Aa A-

Astronautët në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar kryen një manovër për të mos u goditur nga një stuhi mbeturinash hapësinore raporton NASA , duke kërkuar menaxhim më të mirë të objekteve në orbitën e Tokës.

Qendrat e kontrollit të Stacionit Hapësinor Rus dhe SH.B.A. punuan së bashku gjatë një operacioni dy minuta e gjysmë që synonte rregullimin e orbitës së stacionit dhe largimin, duke shmangur përplasjen.

Mbeturinat kaluan rreth 1.4 kilometra nga Stacioni Hapësinor, tha NASA.

Të tre anëtarët e ekuipazhit - dy rusë dhe një amerikan - lëvizën pranë anijes ruse Soyuz në fillim të manovrës në mënyrë që ata të mund të evakuoheshin nëse ishte e nevojshme, shtoi Agjencia Hapësinore e SHBA.

Pasi manovra mbaroi, astronautët u kthyen në aktivitetet e tyre normale.

Gërmadha kërcënuese ishte një copë e një rakete japoneze 2018, shkroi astronomi Jonathan McDoëell në Twitter. Raketa u nda në 77 pjesë dy vjet më parë.

Ajo që detyroi këtë manovrim ishte një copë e një rakete japoneze 2018, shkroi astronomi Jonathan McDowell në Twitter.

Raketa u nda në 77 pjesë dy vjet më parë.Ansa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco