Një oqean i ri po lind në Afrikë dhe do ta ndajë kontinentin më dysh

Një oqean i ri po lind në Afrikë dhe do ta ndajë kontinentin më dysh

14:22, 22/09/2020
A+ Aa A-

Në një nga zonat më të nxehta të planetit, rajoni Afar në Etiopi, një çarje rreth 60 kilometra e gjatë dhe 8 e gjerë është hapur në tokë. Këtu temperatura gjatë ditës arrin 55 gradë, natën 35, por kjo nuk ndikon në atë që po ndodh. Nuk është madje rezultat i një fundosjeje, apo i një lëvizjeje telurike, por diçka shumë më e madhe. Në fakt, gjeologët kanë gjetur prova se në këtë pikë, ne jemi dëshmitarë të lindjes së një oqeani të tërë, një masë uji kaq e madhe sa që për disa miliona vjet ajo shkretëtirë do të jetë kthyer në një det gjigant.

Këtu është bashkimi midis tre pllakave tektonike, asaj arabe, asaj të Nubia dhe asaj të Somalisë, të cilat ngadalë po largohen nga njëra-tjetra. Ata formojnë një lloj ypsiloni. Pika e takimit është midis Xhibuti dhe Eritrea (dhe Afar është pak më shumë se 50 kilometra larg), këmba e gjatë formon Luginën e Riftit e cila shtrihet për 6 000 kilometra në jug, krahu i majtë shkon nga Deti i Kuq në gadishullin Sinai, e djathta formon kreshtën e Adenit.

Çarja gradualisht do të thellohet, zgjerohet, do të bëhet një liqen, pastaj një det, më në fund një oqean i madh që do të ndajë Afrikën në dysh. Do të duhen 5 deri në 10 milion vjet për të përfunduar procesin, por rezultati do të jetë një gjeografi krejtësisht e ndryshme.

Çarja është konstatuar për herë të parë në 2005 dhe në 10 ditë ka ndodhur ajo që do të ndodhte në qindra vite lëvizje tektonike.

Vetëm tani, falë sondazheve satelitore, ka qenë e mundur të kuptohet se çfarë po ndodh. Studiuesit në Universitetin e Leeds që po studiojnë fenomenin janë të sigurt se një oqean po lind, sepse lloji i materialit që po formohet nuk korrespondon me koren e tokës, por me atë oqeanike.

Gjatë 30 milionë viteve të fundit, pllaka arabe është zhvendosur në veri, duke krijuar Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit në atë që dikur ishte një tokë e paqartë. Pllaka somaleze gjithashtu po zgjatet dhe po largohet nga ajo nubiane, duke u shtrirë në të gjithë Etiopinë dhe madje edhe në Kenia. Por askush nuk e dinte saktësisht se çfarë i shkaktoi këto ndryshime.

Disa gjeologë menduan se ishin shkaktuar nga një lumë shkëmbinjsh shumë të shkrirë që ngriheshin nga manteli nën Afrikën Lindore. Por kërkimet e kombinuara me opsionin GPS dhe pamjet satelitore siguruan një pamje tjetër.

Me shumë gjasa, në thellësi magma po formon një lloj topi që ka një tension sipërfaqësor aq të fortë sa mund të shpërthejë në çdo moment.

Çdo pllakë individuale në të vërtetë lëviz me shpejtësi të ndryshme. Ato afrikanë zhvendosen gjysmë centimetri në vit, ai arab mbi 2. Krijohen forca të kombinuara midis tyre që krijojnë një kreshtë oqeanike.

E gjithë kjo do të sigurojë që Gjiri i Adenit dhe Deti i Kuq do të përmbytin rajonin e Afarit që shtrihet drejt Luginës së Riftit, duke izoluar këtë pjesë të Afrikës Lindore. Etiopia dhe Somalia do të formojnë një ishull të ri pranë Oqeanit Indian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco