Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Italia, maska transparente për mësuesit

Italia, maska transparente për mësuesit

21:58, 28/08/2020
A+ Aa A-

Çdo vend po përgatitet për hapjen e shkollave në këtë periudhë pandemie. Në Itali duket se ekspertët së fundmi kanë vendosur që të krijojnë maska transparente për mësuesit.

Koordinatori i CTS Agostino Miozzo ka thënë se mbajtja e një maske transparente nga mësuesit në shkolla do të ishte një alternativë e shkëlqyer, pasi të tjerët mund të shohin shprehitë e fytyrës, ndërsa shton se po vlerësohet nëse është apo jo e sigurt.

 “Ne jemi duke vlerësuar karakteristikat e maskave transparente për operatorët e kopshteve dhe çerdheve. Pse jo, edhe për mësuesit e shkollave fillore”, është shprehur ai.

Mediat italiane bëjnë me dije se prezantimi i këtij varianti të ri në katalogun e maskave shkollore ishte koordinatori i CTS, Agostino Miozzo.

Ndër të tjera eksperti thekson se avantazhi i këtyre maskave, të cilat tashmë përdoren për të shurdhërit, pasi duhet të jenë në gjendje që të lexojnë buzët e personit që flet, është që nxënësit të shohin shumë më mirë fytyrën dhe shprehjen e mësuesit, është një mënyrë që do bëjë që ato ta kuptojnë më lehtë mësimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco