Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Kafeina dëmton shtatzëninë, tregon studimi i ri

Kafeina dëmton shtatzëninë, tregon studimi i ri

11:16, 25/08/2020
A+ Aa A-

Gratë shtatzëna duhet të shmangin kafeinën për hir të shëndetit të fëmijës së tyre, ka paralajmëruar një studim.

Kërkimi sugjeron se nuk ka një nivel të sigurtë konsumi në rast se po përpiqeni të bëni fëmijë apo jeni tashmë shtatzënë.

Në bazë të 48 studimeve në 20 vitet e fundit, shkencëtarët zbuluan se edhe sasia më minimale e kafeinës rrit rrezikun e vdekjes së fëmijës në mitër apo lindjes në një peshë shumë të ulët.

Më parë besohej se deri në dy gota kafe ishte e përshtatshme për gratë shtatzëna, por ditën e djeshme institute Royal College of Obstetricians and Gynaecologists (RCOG) ndryshoi qëndrimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco