Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Zbulohet diamanti më i madh në botë, ja vlera marramendëse që ka

Zbulohet diamanti më i madh në botë, ja vlera marramendëse që ka

08:43, 25/08/2020
A+ Aa A-

Një prej diamanteve më të mëdhenj në botë është zbuluar në Afrikë, guri 442 karatësh kap vlerën e 18 milionë dollarë sipas një ekspertëve.

“Gjetja e këtij diamanti të mrekullueshëm 442 karat, një nga diamantët më të mëdhenj në botë me cilësi cilësinë më të lartë, është konfirmim i mëtejshëm i kalibrit të minierës Letseng dhe aftësisë së tij për të prodhuar vazhdimisht diamante të mëdha, me cilësi të lartë,” –tha në një deklaratë Clifford Elphick.

Sipas Bloomberg, i cili raportoi për herë të parë lajmin, guri i çmuar mund të ishte me vlerë sa 18 milionë dollarë, duke cituar një shënim hulumtimi nga analisti i BMO Capital Markets Edward Sterck.

“Një pjesë e të ardhurave nga shitja e këtij diamanti do të përdoren për të financuar një projekt të komunitetit, siç është rënë dakord me partnerin tonë, qeverinë e Lesoto,” – tha Elphick

Lesoto është një vend në Afrikën Jugore. Ka një popullsi prej pak më shumë se 2 milionë dhe ka qenë një vend i pavarur që nga viti 1966, pasi fitoi lirinë nga Britania.

Megjithëse industria e diamanteve ka vuajtur si rezultat i pandemisë COVID-19, kërkesa për gurë më të mëdhenj është më e qëndrueshme, duke pasur parasysh rrallësinë e këtyre gurëve të çmuar, njoftoi Bloomberg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco