‘Boom’ lindjesh në botë, pandemia shton shtatzënitë e paplanifikuara

‘Boom’ lindjesh në botë, pandemia shton shtatzënitë e paplanifikuara

14:03, 20/08/2020
A+ Aa A-

Pandemia e Covid-19 mund të nxisë një ‘boom’ lindjesh pasi qindra mijëra gra kanë humbur aksesin e kontraceptivëve dhe shërbimeve të abortimit që kur bota u vendos në karantinë.

Të dhëna të marra nga qendra Marie Stopes International zbuloi se 1,9 milionë më pak gra përdorën shërbimet e tyre në gjithë botën në muajt janar-qershor në krahasim me vjet.

Raporti parashikoi që do të ketë 900,000 shtatzëni të paplanifikuara si pasojë e pandemisë dhe ndikimit të saj në shërbimet e shëndetit.

2/3 e 103 shteteve raportuan probleme në sistemin shëndetësor ndërmjet majit dhe korrikut, duke shtyrë shkencëtarët të besojnë se ky ‘boom’ do të ndihet në gjithë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco