Shfaqja e rrallë, dhjetëra peshq miliona dollarësh shihen në gjirin britanik

Shfaqja e rrallë, dhjetëra peshq miliona dollarësh shihen në gjirin britanik

11:30, 14/08/2020
A+ Aa A-

Dhjetëra peshq ton me pendë blu u panë në gjirin Devon në Angli nga Rupert Kirkëood, i cili ishte duke vozitur në kajakun e tij.

Ky peshk është një ndër më të rrallat dhe më të shtrenjtit në botë, kështu që kjo paraqitje e kaq shumë prej tyre ishte vërtetë mahnitëse.

Toni me pendë blu përbën një ndër pjatat e preferuara në restorantet e sushit në Japoni.

Ai shitet për mijëra e ndonjëherë miliona paundë, duke u cilësuar kështu si peshku më i shtrenjtë në botë.

Kirkëood u mahnit, kur pa tonin me pendë blu, teksa notonte pranë delfinëve dhe balenave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco