Ky ndryshim i vogël në sistem mund të shpëtojë qindra jetë, tregon studimi

Ky ndryshim i vogël në sistem mund të shpëtojë qindra jetë, tregon studimi

15:09, 13/08/2020
A+ Aa A-

Qindra jetë mund të shpëtohen në vit nëse gratë në të 40-tat do të ftoheshin për kontrolle të kancerit të gjirit, kanë zbuluar kërkimet.

Sistemi shëndetësor britanik u ofron grave në moshat 50-71 vjeç një mamogramë çdo 3 vjet, por një studim ka zbuluar se nëse limiti i moshës do të ulej në 40 vjeç, do të mund të parandaloheshin 300 vdekje në vit.

Studimi, i botuar ditën e sotme në Lancet Oncology, përfshin 160,000 gra britanike, të cilat u ndoqën për 23 vjet.

Rreth 50,000 gra në të 40-tat u ftuan për mamograme çdo vit, ndërsa të tjerat ndoqën trajtimin e zakonshëm, i cili fillon në moshën 50 vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco