Monedha me vlerë 10,000 paundë, ja burri që e gjeti

Monedha me vlerë 10,000 paundë, ja burri që e gjeti

11:21, 06/08/2020

Është vetëm një monedhë, por ajo pritet të shitet për më shumë se £10,000 në një ankand.

Monedha e rrallë e argjendtë daton në shekullin e 12-të.

Ajo u zbulua nga Graeme Rushton, pranë sitit të betejës së vitit 1141 së Lincoln.

Në monedhë shfaqet Stephen, mbreti i Anglisë dhe gruaja e tij, Matilda.

Burri kishte qënë duke kërkuar në një fushë dhe aty gjeti monedhën.

Në fillim burri nuk ia njohu vlerën dhe e mori në shtëpi pa i kushtuar shumë vëmendje.

Vetëm një vit më vonë ai vendosi të kontaktonte muzeun Fitzëilliam në Cambridge, kur dhe kuptoi vlerën e vërtetë të monedhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco