VIDEO/Publikohen imazhet e modelit të avionit supersonik, tre herë më i shpejtë se zëri

VIDEO/Publikohen imazhet e modelit të avionit supersonik, tre herë më i shpejtë se zëri

15:24, 04/08/2020
A+ Aa A-

Kompania Virgin Galactic zbuloi avionin supersonik që do të ndryshojë mënyrën se si ne udhëtojmë në botë.

Avioni elegant është në gjendje të mbajë deri në 19 pasagjerë, teksa udhëton me një shpejtësi tre herë më të lartë se ajo e zërit.

Imazhet shfaqin një avion me krahë trekëndorë ‘delta’ që do të fluturojë në një lartësi dy herë më të lartë se avionët komercialë.

Kompania aerohapësinore njoftoi gjithashtu një partneritet me Rolls-Royce për modelimin dhe zhvillimin e motorit për avionin supersonik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco