Kompania gjermane krijon makinën e së ardhmes, ndërron model në bazë të shijes së përdoruesit

Kompania gjermane krijon makinën e së ardhmes, ndërron model në bazë të shijes së përdoruesit

15:20, 01/08/2020
A+ Aa A-

Inxhinierët gjermanë janë duke punuar me një makinë elektrike të së ardhmes që do tu japë përdoruesëve mundësinë ta ndërrojnë modelin vetë sipas dëshirës.

Makina e modelit eBussy EV, nga kompania gjermane Electric Brands vjen në 10 tipe të ndryshme.

Modelet fillojnë nga furgoni e deri te autobus apo makina për terrene malore.

eBussy ka pasqyra dixhitale të jashtme, një sistem komunikimi që kontrollohet nga një aplikacion dhe një timon të lëvizshëm.

Makina mund të ecë pa nevojë karikimi deri në 600 km.

Mjeti është vetëm një koncept për tani, por besohet se do të dalë në shitje vitin tjetër dhe do të kushtojë £14,000.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco