Koronavirusi mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit, tregon studimi

Koronavirusi mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit, tregon studimi

10:49, 31/07/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi mund të shkaktojë probleme me dëgjimin te një në 8 pacientë, tregon një studim.

Audiologët në University of Manchester ndoqën 121 pacientë të shtruar në Wythenshawe Hospital me koronavirus. 

Kur u pyetën për ndryshimet në dëgjim, 16 njerëz thanë se iu ishte përkeqësuar në 8 javët e fundit pasi u kthyen në shtëpi.

Tetë raportuan dëgjim të përkeqësuar dhe tetë të tjerë tinnitus, një sëmundje, ku pacientët dëgjojnë zhurma, zakonisht një zile në vesh.

Kërkuesit vunë në dukje se dhe viruse të tjerë si meningjiti mund të shkaktojnë humbje dëgjimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco