Këshilluesja e lidhjeve tregon sa detaje të jetës seksuale duhet të ndajmë me miqtë

Këshilluesja e lidhjeve tregon sa detaje të jetës seksuale duhet të ndajmë me miqtë

13:44, 29/07/2020
A+ Aa A-

Tracey Cox, autore dhe këshilluese lidhjesh, ka ndarë se cilat janë aspektet që duhet të kemi parasysh para se të flasim për jetën tonë seksuale me miqtë dhe sa duhet të ndajmë.

Sipas saj, është ky limit ai që përcakton nëse ndarja e jetës sonë intime me të tjerët do të ndikojë pozitivisht apo negativisht në lidhje.

Vendos paraprakisht sa do të ndash dhe pse po e bën këtë

Cox tregon se duhet të jemi të qartë në fillim pse po vendosim të ndajmë me miqtë tanë, nëse kërkojmë këshillë apo duam thjesht të shprehemi.

Zgjidh personat që po u beson me shumë kujdes

Është shumë e rëndësishme të zgjedhim miqë që u besojmë se nuk do të na tradhëtojnë sekretet intime dhe nuk do të na gjykojnë për to.

Merr lejen e partnerit

Mos ndani detaje intime të lidhjes suaj, nëse partneri juaj nuk është dakord apo nuk ka dijeni të kësaj.

Mos ndani detaje turpëruese për partnerin

Nëse partneri juaj e mëson këtë, kjo do të sjell vetëm dëme në lidhjen tuaj dhe jetën tuaj seksuale.

Mos e bëni këtë bisedë në telefon apo online

Zgjidhni një ambient, ku ju të ndiheni rehat të shpreheni, por dhe të mos rrezikoni zbulimin e jetës suaj intime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco