Instagram ‘blen’ përdoruesit e TikTok për popullaritet, ja sa i pagoi

Instagram ‘blen’ përdoruesit e TikTok për popullaritet, ja sa i pagoi

11:56, 29/07/2020
A+ Aa A-

Instagram po u ofron përdoruesëve më popullorë të TikTok qindra mijëra dollarë për të lënë platformën dhe për të hapur llogari në Reels, aplikacionin ngjashëm që do të prodhojë së shpejti.

Një influencues zbuloi se kompania po tërhiqte persona me shumë ndjekës, si një përpjekje për të rritur popullaritetin e aplikacionit Reels, i cili do të dalë në treg muajin që vjen.

Instagram po u ofron këtyre yjeve marrëveshje të parezistueshme nëse ata postojnë fillimisht në Reels e më pas në TikTok.

TikTok është një aplikacion mjaft popullor i krijuar nga një kompani kineze. Ai ishte mjaft i famshëm dhe më parë, por gjatë karantinës, popullariteti i tij arriti kulmin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco