Antitrupat kundër koronavirusit zhduken shumë shpejt, zbulojnë shkencëtarët

Antitrupat kundër koronavirusit zhduken shumë shpejt, zbulojnë shkencëtarët

14:41, 24/07/2020
A+ Aa A-

Antitrupat kundër koronavirusit vdekjeprurës mund të zbehen shumë shpejt te personat që e kanë kaluar sëmundjen lehtë, sugjeron një studim i ri.

Kërkuesit zbuluan se te pacientët që shfaqnin pak ose aspak simptoma, antitrupat ranë shumë shpejt në numër. Kjo dukuri u vu re te tre muajt e parë.

Më pas u kuptua se antitrupat zhdukeshin me gjysmën në 36 ditë  që kalonin.

Nëse vazhdojnë me po të njëjtin ritëm, ato do të zhdukeshin brenda një viti.

Gjithsesi, skuadra nga University of California, Los Angeles, shprehet se kjo nuk do të thotë se imuniteti është zhdukur plotësisht apo se nuk do të mund të prodhohet një vaksinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco