Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Dilema mjekësore/Mjekja infektohet me koronavirus për herë të dytë brenda pak muajëve

Dilema mjekësore/Mjekja infektohet me koronavirus për herë të dytë brenda pak muajëve

12:00, 23/07/2020
A+ Aa A-

Një mjeke në Izrael është diagnostikuar me Covid-19 dy herë brenda pak muajëve, sipas mediave lokale.

Mjekja që punonte në Sheba Medical Center në Ramat Gan, pranë Tel Aviv, është raportuar se u shërua nga koronavirusi herën e parë që u infektua.

Ajo u testua pozitive në prill, por u shërua nga sëmundja.

Më pas ajo u testua negative dy herë, në maj dhe qershor.

Por këtë muaj, mjekja u sëmur sërish.

Ky rast përbën një dilemë për ekspertët dhe vë në dyshim sa dihet deri më tani mbi koronavirusin dhe imunitetin ndaj tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco