Rreth ¼ e britanikëve vuajtën me shëndetin mendor në karantinë, tregon studimi

Rreth ¼ e britanikëve vuajtën me shëndetin mendor në karantinë, tregon studimi

14:38, 22/07/2020
A+ Aa A-

Më shumë se një e katërta e britanikëve kanë vuajtur me probleme të shëndetit mendor gjatë muajit të parë të karantinës, ka zbuluar një studim.

Kërkuesit e Manchester University morën në pyetje 17,500 njerëz në prill, kur publikut nuk i lejohej të dilte nga shtëpia, vetëm në rast se ishte e domosdoshme.

 Ata zbuluan se 27% e njerëzve kishin vuajtur nga stresi gjatë kësaj kohe.

Femrat nën 25 vjec ishin më të prekurat, me 44% të tyre që raportuan vështirësi për të fjetur, për tu përqëndruar apo ankth.

Kërkuesit shprehen se janë të shqetësuar se rënia ekonomike do të ndikojë në rritjen e numrit të njerëzve me probleme me shëndetin mendor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco