Nusja që zbuloi pak para dasmës se i fejuari e tradhëtonte ndan gënjeshtrat që kuptoi

Nusja që zbuloi pak para dasmës se i fejuari e tradhëtonte ndan gënjeshtrat që kuptoi

12:14, 21/07/2020
A+ Aa A-

Një grua që zbuloi 3 muaj para dasmës se i fejuari i saj prej 6 vitesh kishte një të dashur, tregon shenjat që ajo ka injoruar në të shkuarën.

Devin Allen ka krijuar tashmë një kompani, ‘d.i.y.BreakUp’, me anë të së cilës u vjen në ndihmë njerëzve që janë ndarë nga të fejuarit.

Ajo ka ndarë historinë e saj në rrjete sociale.

“Unë e kuptova që ai më tradhëtonte, kur mesazhet e tij u lidhën me laptopin. Ai më thoshte mua dhe të dashurës së tij të njëjtat gjëra, fjalë për fjalë.”

Ajo tregon se njëherë kur ishte me të dashurin e saj, atij i erdhi në mesazhe një video e gjoksit të një femër. Por Devin nuk dyshoi pasi ai ia kishte ruajtur numrin së dashurës tjetër me emrin e shokut të tij. Në këtë mënyrë mundi të gënjente duke thënë se ishte vetëm shoku duke u mburrur me të dashurën e tij të re.

 Në një rast tjetër, Devin tregon se e kapi duke flirtuar me një femër tjetër, por nuk pati guxim të thoshte gjë, pasi në ato momente ishte me shoqërinë e saj dhe nuk donte të turpërohej.

Tashmë, pasi ka kaluar këtë ndarje, ajo ndihmon njerëzit e tjerë në të njëjtën situatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco