Dietologia zbulon 4 gabimet që zhbëjnë të gjithë dietën e shëndetshme

Dietologia zbulon 4 gabimet që zhbëjnë të gjithë dietën e shëndetshme

13:23, 17/07/2020
A+ Aa A-

Një dietë e balancuar dhe ushtrime mund të ndihmojnë në arritjen e objektiva tanë për sa i përket shëndetit, por këta 4 gabime mund të zhbëjnë të gjithë punën e vështirë.

Dietologia australiane Burrell ka zbuluar katër gabimet më të zakonshme dhe më të dëmshme që kanë të bëjnë me konsumin pas orës 7 të darkës.

1.Vakte të mëdha

Konsumimi i një numri të lartë kalorish në darkë, kur ka më pak mundësi të rrimë ulur dhe pa lëvizur shumë, mund të sjellë në mungesë tretje.

Vaktet e rënda të darkës mund të sjellin ndryshime hormonale që janë të lidhura me shtimin afatgjatë në peshë.

2. Konsumimi i ushqimeve yndyrore

Dietologia paralajmëron kundër ngrënies së shumë ushqimeve si akulloret, biskotat, ëmbëlsirat shumë vonë pasi kjo është e lidhur me rritjen e yndyrnave në gjak.

3. Konsumimi i alkoolit

Konsumimi i alkoolit bën që një përqindje e lartë e kalorive të ushqimeve të ruhen dhe jo të digjen. Kjo pasi trupi fokusohet në tretjen e alkoolit.

4.Konsumimi i kafeinës

Pijet si sodat, kakaoja, etj, përmbajnë kafeinë.

Këto pije nuk këshillohen vonë në darkë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco