Rikthehet ‘Balena Blu’, policia britanike paralajmëron qytetarët

Rikthehet ‘Balena Blu’, policia britanike paralajmëron qytetarët

11:42, 17/07/2020
A+ Aa A-

Policia britanike ka publikuar një paralajmërim për rikthimin e lojës së rrezikshme të ‘balenës blu’.

Kjo lojë i nxit adoleshentët të marrin pjesë në 50 sfida që kulminojnë me vetëvrasjen.

Sfida besohet se e ka origjinën në Rusi, 2016 dhe është e lidhur me një numër vdekjesh në mbarë botën.

Kjo sfidë duket se po fiton sërish popullaritet dhe për këtë arsye policia britanike ka paralajmërua qytetarët të kujdesen për veten dhe të tjerët, raporton Daily Mail.

Policia e publikoi deklaratën në rrjete sociale dhe nxit prindërit të kujdesen për aktivitetin online të fëmijës së tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco