Narcisistët janë punonjësit më të pëlqyer, zbulojnë shkencëtarët

Narcisistët janë punonjësit më të pëlqyer, zbulojnë shkencëtarët

12:42, 16/07/2020
A+ Aa A-

Ta quash dikë ‘narcisist’ shihet si një fyerje, por një studim i ri sugjeron se ky emërtim mund të jetë i dëshiruar për punëdhënësit.

Kërkues nga ‘Huazhong University of Science and Technology’ në Wuhan, Kinë, e kanë lidhur këtë tipar me nivele më të larta energjie në vendin e punës që i bën më të pëlqyer nga supervizorët e tyre. 

Njerëzit me tipare narcistike janë gjithashtu më të prirur drejt roleve të lidershipit se sa punonjësit e tjerë, sipas kërkuesëve të drejtuar nga Kong Zhou.

Skuadra shkruan se kanë vënë re se këta punonjës kanë më shumë motivim të nxjerrin shumë nga potenciali i tyre për tu provuar të tjerëve se janë më të mirë.

Kjo i bën ata më të dhënë pas punës, gjë që shihet mirë nga të gjithë punëdhënësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco