Ja cilin personalitet financiar keni dhe si mund të bëni më shumë para në varësi të tij

Ja cilin personalitet financiar keni dhe si mund të bëni më shumë para në varësi të tij

11:36, 16/07/2020
A+ Aa A-

Një eksperte finance ka zbuluar katër llojet e personaliteteve financiare dhe si mund të kuptoni se cili lloj ju përshtatet.

Punëtori

Tipi i parë është ‘punëtori’. Ai është më pragmatiku.

Beson se puna mund të të sjellë aty ku do të jesh. Është konsistent, i besueshëm dhe nxitet nga faktet.

Ka më shumë gjasa të bëjë para nëpërmjet punës, kursimeve dhe pronave.

Krijuesi

Ky tip është idealist dhe beson se nëse e ëndërron një objektiv, atëherë ai do të bëhet i yti.

Është mendje-hapur dhe fleksibël.

Ka më shumë gjasa të bëjë para nëpërmjet investimeve, bizneseve dhe ideve të reja.

Mendimtari

Ky tip është intelektual dhe beson se me një arsim të mirë, vjen edhe një pagesë e mirë.

Ky person mund të jetë paragjykues dhe cinik.

Ka më shumë gjasa të bëj para nëpërmjet lidershipit.

Empatiku

Ky tip është më empatiku dhe bashkëpunuesi.

Ai beson se paratë vijnë më lehtë, nëse keni shumë lidhje me njerëzit dhe kujdeseni për ta.

Personi është një lojëtar i mirë skuadre dhe mirëkuptues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco