Azili i të shoqit u izolua për shkak të COVID-19, gruaja punësohet si pjatalarëse që të jetë pranë tij

Azili i të shoqit u izolua për shkak të COVID-19, gruaja punësohet si pjatalarëse që të jetë pranë tij

13:26, 12/07/2020
A+ Aa A-

Virusi i mbajti Steve dhe Mary Daniel të ndarë për 114 ditë.

Steve jeton në një azil në Florida për shkak se ai vuan nga Alzheimer dhe Mary, e shoqja, e vizitonte gjithmonë.

Por pandemia bëri që vizitat në qendër të ndaloheshin.

Kjo krijoi një situatë të vështirë për Steve, i cili vuajti shumë për shkak të izolimit.

Kështu Mary gjeti një zgjidhje: filloi të punonte si pjatalarëse në azil për të qënë pranë tij.

Ajo punon në orar të plotë, në mënyrë që të ketë mundësi të jetë pranë të shoqit në darkë.

Para se ai të flejë, Mary e mbulon dhe ata shohin televizor së bashku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco