Mit apo e vërtetë/OBSH tregon nëse maskat ndaj COVID-19 përbëjnë rrezik

Mit apo e vërtetë/OBSH tregon nëse maskat ndaj COVID-19 përbëjnë rrezik

11:59, 12/07/2020
A+ Aa A-

Në rrjete sociale vihen re shumë postime që ngrejnë shqetësime mbi maskat kundër COVID-19.

Të shumta janë teoritë terrorizuese që thonë se ato shtojnë rrezikun e infektimit, dobësojnë sistemin imunitar apo ulin nivelin e oksigjenit në gjak.

Shumica e këtyrë shqetësimeve rrjedhin nga një studim të pedagogut Paul Hunter të University of East Anglia. Por ky studim u referohet vetëm një lloj maske të caktuar, të quajtur respirator N95.

OBSH i ka hedhur poshtë të gjitha teoritë që i cilësojnë maskat si të rrezikshme.

Sipas organizatës, nëse maskat janë bërë nga një material i aprovuar dhe ndërrohen ose lahen pas përdorimit, ato nuk shfaqin asnjë problem. Madje mos-përdorimi i tyre do të ishte shqetësues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco