Aplikacioni fshin 98% të videove ofenduese, shfaqnin imazhe pornografike

Aplikacioni fshin 98% të videove ofenduese, shfaqnin imazhe pornografike

14:06, 10/07/2020

TikTok ka fshirë më shumë se 49 milionë video në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, ka treguar raporti i fundit i transparencës së aplikacionit.

Kompania tha se më shumë se 98% e videove ofenduese ishin fshirë para se të raportoheshin nga përdoruesit.

Rreth ¼ e videove të fshira thyenin rregullat e nuditetit dhe aktiviteteve seksuale, ndërsa një tjetër pjesë thyente rregulla të vendosura për të mbrojtur të miturit.

Videot e fshira ishin më pak se 1% e të gjitha videove të krijuara.

Kompania kineze tha se videot e fshira tregojnë sa seriozisht aplikacioni i merr rregullat që janë vendosur për mbrojtjen e përdoruesëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco