Duket foto e zakonshme, po do të habiteni se me çfarë lindi në dorë ky vogëlush

Duket foto e zakonshme, po do të habiteni se me çfarë lindi në dorë ky vogëlush

08:52, 10/07/2020
A+ Aa A-

Një foshnje e porsalindur mban në dorë një spirale intrauterine e cila ishte vënë nga e ëma e tij për të ndaluar shtatzanitë e pa dëshiruar.

Fotografia e djalit të lindur në spitalin në Hai Phong, Vietnam me kontraceptivimin e nënës së tij në dorë po bën xhiron në rrjet.

'Mendova se ishte interesante të bëja një foto ndërsa e mbaja foshnjen në dorë- u tha një doktor gazetave lokale- po kurrë nuk mendoja se ai do të tërhiqte kaq shumë vëmëndje.

Fotografitë e bebes së sapolindur u publikuan në faqen e spitalit në Facebook.

Pajisjet intrauterine konsiderohen të jenë 99% metoda të sigurta dhe efektive, në fakt ky rast është përcaktuar nga mjekët si shumë i rrallë po i mundshëm.

Nëna 34 vjeçare kishte dy fëmijë dhe kishte 2 vite që kishte vënë spirale por papritur ajo e gjeti veten shtatzënë në javën e pestë.

Shpjegimi më i mundshëm është se pajisja ka lëvizur nga pozicioni i duhur  duke u bërë kështu joefektiv.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco