Koronavirusi mund të sjellë dëme në tru, tregon studimi

Koronavirusi mund të sjellë dëme në tru, tregon studimi

12:03, 08/07/2020
A+ Aa A-

Infektimi me koronavirus mund të shkaktojë delir dhe dëme në nerva në nivele më të larta se sa mendohej më parë, ka zbuluar një studim.

Ekspertë nga University College London kanë raportuar një shtim shqetësues gjatë pandemisë të rasteve me një inflamacion të rralë në tru. Ky i fundit besohet të jetë nxitur nga infeksione virale.

Gjendja bën që qelizat e imunitetit të sulmojnë shtresën yndyrore që mbron nervat.

Shtimi i pazakontë i rasteve gjatë pandemisë ka bërë që shkencëtarët të shohin një lidhje mes koronavirusit dhe kësaj sëmundje.

Ende kjo mbetet një hipotezë dhe studimet vazhdojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco