Partneri ideal nuk ekziston, tregon studimi

Partneri ideal nuk ekziston, tregon studimi

14:17, 07/07/2020
A+ Aa A-

Shkencëtarët thonë se të rinjtë e këtij brezi ‘mund të lejojnë një të panjohur që të zgjedhi partnerin e tyre’, pasi ata nuk e dinë vërtetë se cilat aspekte kërkojnë te ai.

Kërkues amerikanë thonë se kanë gjetur shumë pak prova që vërtetojnë se njerëzit duan partner që iu përshtaten përshkrimit të tyre ideal apo ‘tipit’.

Beqarët shpesh është vënë re se u bashkangjisin partnerëve të tyre atribute të pëlqyeshme që ata  nuk i kanë, vetëm sepse janë përfshirë shumë romantikisht.

Partneri ideal i një personi nuk reflekton ‘një shije specifike unike’ thonë kërkuesit dhe se kur themi se cilat aspekte na pëlqejnë te një person jemi duke përmendur vetmë ato që u pëlqejnë të gjithëve.

Ky kërkim besohet se mund të ndihmojë në përmirësimin e algoritmeve të aplikacioneve që gjejnë partnerë për beqarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco