Tre në katër njerëz kanë imunitet ‘të fshehtë’ ndaj koronavirusit, zbulon studimi

Tre në katër njerëz kanë imunitet ‘të fshehtë’ ndaj koronavirusit, zbulon studimi

10:41, 07/07/2020
A+ Aa A-

Tre në katër njerëz mund të kenë zhvilluar një imunitet ‘të heshtur’ ndaj koronavirusit pas infektimit, tregon studimi.

Numri i personave të infektuar me COVID-19 mund të jetë nënvlerësuar për shkak se testet kërkojnë për antitrupa specifikë në gjak dhe jo për qeliza kujtese T, të cilat luftojnë infeksionin, shprehen ekspertët.

Gjashtë nga tetë veta në Britani që jetojnë me një person pozitiv për koronavirusin, shfaqën rezultate negative për antitrupa, zbuluan shkencëtarët.

Por kur u testuan për qeliza T, u kuptua se këta njerëz e kishin kaluar sëmundjen.

Kjo jep shpresë se një numër shumë i madh njerëzish ka imunitet ‘të fshehtë’ ndaj COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco