Ja kafsha e çuditshme që mund të trajtojë kancerin

Ja kafsha e çuditshme që mund të trajtojë kancerin

11:49, 03/07/2020
A+ Aa A-

Minjtë-mola lakuriqë kanë sisteme imunitare unike që luftojnë tumoret duke u bërë kështu rezistentë ndaj kancerit, tregon një studim i ri.

Më parë besohej se kjo kafshë kishte qelzia që ishte rezistente ndaj shndërrimit në qeliza kanceri.

Kërkuesit tani kanë zbuluar se është mjeidisi i trupit të kësaj kafshe ajo që i bën të mbrojtur nga sëmundja.

Skuadra nga universiteti i Cambridge beson se nëse arrihet të kuptohet mënyra si minjtë-mola mbrohen nga kanceri, mund të zbulohet një mënyrë për ta trajtuar atë te njerëzit.

Minjtë-mola lakuriqë njihen gjithashtu me emrin ‘qenushë rëre’ dhe vijnë nga Afrika lindore.

Kjo kafshë jeton deri në 32 vjet dhe ka aftësinë të mos ndiejë disa lloj dhimbjesh dhe të jetojë me nivele të ulët oksigjeni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco