Iu anullua fluturimi nga pandemia, burri lundron 3 muaj në Atlantik për tu kthyer te familja

Iu anullua fluturimi nga pandemia, burri lundron 3 muaj në Atlantik për tu kthyer te familja

13:26, 02/07/2020
A+ Aa A-

I bllokuar në Europë për shkak të pandemisë së koronavirusit, Juan Manuel Ballestero kishte vetëm një opsion për tu kthyer në shtëpinë  e tij në Argjentinë pranë familjes.

Kjo ishte të lundronte i vetëm përgjatë Atlantikut.

Ai udhëtoi për afro 3 muaj duke u përballur me stuhi, dallgë të rrezikshme dhe madje edhe piratë.

I ndodhur tashmë në vendlindjen e tij, Mar del Plata, që prej 17 qershorit, burri nga Argjentina tregon se e planifikoi udhëtimin në vetëm 24 orë, pasi mësoi që fluturimet në vend ishin anulluar për shkak të koronavirusit.

Ai shprehet se donte të ishte pranë familjes në këto kohë krize dhe prandaj ndërmori udhëtimin e rrezikshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco