Kishte 40 vjet e humbur, gjyshja 94 vjeçare ribashkohet me familjen e saj

Kishte 40 vjet e humbur, gjyshja 94 vjeçare ribashkohet me familjen e saj

14:31, 30/06/2020
A+ Aa A-

Një gjyshe 94 vjeçare, e cila humbi nga familja e saj në një fshat indian, është ritakuar me nipin pasi jetoi 40 vite me një familje surrogate.

Panchu Bai, e cila vuan nga probleme me kujtesën, u zhduk  në 1979 pasi la shtëpinë  e saj në Maharashtra, Indi. 

Panchu u pickua nga një tufë bletësh, kur po përpiqej të kthehej dhe e plagosur dhe e konfuzuar u end në autostradë.

Ajo u gjet në një gjendje të tmerrshme nga shoferi i një kamioni.

Ai e mori atë në shtëpi dhe u kujdes si ta kishte familje. Për shkak të problemeve me kujtesën, gjetja e origjinës së gjyshes ishte shumë e vështirë.

Por një ditë ajo tha emrin real të fshatit dhe kështu arriti të gjente familjen e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco