Mburrej në Instagram me jetën luksoze, arrestohet ‘miliarderi’ për mashtrim

Mburrej në Instagram me jetën luksoze, arrestohet ‘miliarderi’ për mashtrim

15:32, 29/06/2020
A+ Aa A-

Një influencues në Instagram që postonte foto të jetës së tij luksoze në avionë privatë është arrestuar nën akuza të një skeme mashtrimi kibernetik 350 milionë paundëshe.

FBI gjeti më shumë se 30 milionë paundë kesh, kur u futën në apartamentin e 38 vjeçarit Raymond Abbas në Dubai, teksa ky i fundit flinte.

Hetuesit thonë se ylli i Instagramit reklamonte një stil jete prej bilioneri në mënyrë që të ‘joshte viktimat nga e gjithë bota’.

Edhe 12 persona të tjerë u arrestuan për përfshirjen në skemën e mashtrimit kibernetik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco