Gazi i tullumbaceve, droga popullore që përdoret në Angli

Gazi i tullumbaceve, droga popullore që përdoret në Angli

14:33, 29/06/2020
A+ Aa A-

Parqet, plazhet dhe klubet angleze kanë një gjë të përbashkët: shumë shpesh ato shihen të ndotura nga tullumbacë të shfryrë.

Arsyeja e blerjes së tyre në masë mund të mos u shkojë në mendje shumë njerëzve.

Të paktë janë ata që kanë njohuri për gazin e azotit, gazin me të cilin ata janë mbushur dhe që anglezët e përdorin si një drogë.

Kjo substancë e lirë, e cila kushton vetëm 1 paundë tullumbaci, është bërë shumë popullore në Angli e sidomos në Londër.

Oksidi i azotit nuk njihej si drogë deri në vitet 1990. Ai të jep efekte të shkurtra lumturie, që zgjasin  vetëm pak minuta.

Tashmë ajo është droga e dytë më popullore në Angli, pas kanabisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco