Këto shirita me ngjyra paraqesin një problem universal

Këto shirita me ngjyra paraqesin një problem universal

11:58, 29/06/2020
A+ Aa A-

‘Shiritat në foto paraqesin rritjen e temperatures mesatare në çdo vit që nga mesi i shekullit të 19-të.Toka është rreth 1°C më e ngrohtë nga epoka kur revista jonë lindi’ shkruan ‘The Economist’ në llogarinë e saj në Twitter e cila në numrin e saj të fundit ja ka dedikuar tërësisht ngrohjes globale.

' Përfaqësimi i këtij harku të historisë njerëzore si një grup shiritash mund të duket reduktues - shkruhet në faqen e internetit të revistës - Për vite me radhë, kemi parë luftëra botërore, risi teknologjike, lindjen e tregut global dhe një prodhim të madh të mallrave. Sidoqoftë, historia e gjatë e njerëzimit dhe këto vija të thjeshta me ngjyra kanë të njëjtin shkak të përbashkët. Klimën në ndryshim, ashtu edhe rritja e jashtëzakonshme e pasurisë njerëzore që burojnë nga miliarda tonë karburante fosile të përdorura për të prodhuar energji industriale, energji elektrike, transport, ngrohje dhe, së fundmi, pajisjet tona ''.

Autori i këtyre shiritave është Ed Hawkins, një klimatolog në Universitetin  Reading në Britaninë e Madhe, i cili ka gjetur një mënyrë për të treguar urgjencën e klimës përmes një imazhi që mund të flasë vetë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco