FOTOLAJM/ Aksidentohet Ferrari me 200 kmh, shpëton me plagë të lehta

FOTOLAJM/ Aksidentohet Ferrari me 200 kmh, shpëton me plagë të lehta

13:52, 25/06/2020
A+ Aa A-

Në rrugë është një Ferrari i ndarë në dysh. Nëse dikush e sheh, mendon se aty ka ndodhur një masakër. Por për fat, drejtuesi i këtij mjeti luksoz ka shpëtuar me plagë të lehtë.

Aksidenti u shënua në Gjermani, teksa drejtuesi i mjetit Ferrari F 360 Spider ishte me 200 km në orë.

58-vjecari humbi kontrollin, makina doli nga rruga, u rrotullua disa herë dhe përfundoi sërish në autostradë. Nga goditja e fortë, blloku i motorit përfundoi jashtë makinës. Copat e Ferrarit u gjetën deri 100 metra larg. Shoferi u lëndua pak. Ai u shtrua në spital. Mjeti i tij është një grumbull teneqesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri29/06/2020 06:18

3 ditë po me ket lajm. Tjetri ka ra me avjon e ka shpetu ca dmth do e mbajm 1 jav lajm. Pertacia ska kufij

Shto koment

Denonco