Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

NASA nuk përkulet para pandemisë, vazhdon misionin për në Mars

NASA nuk përkulet para pandemisë, vazhdon misionin për në Mars

11:01, 19/06/2020
A+ Aa A-

Misioni i Marsit që NASA kishte planifikuar për këtë vit do të vazhdojë me ritmet e menduara, pavarësisht kufizimeve nga koronavirusi, të cilat mund të kishin çuar në një vonesë dy vjeçare.

Roveri është planifikuar të niset nga Toka në 20 korrik nga Cape Canaveral, Florida dhe do të mbërrijë në planetin e kuq në shkurt të 2021.

Emri i vetë roverit duket se ka provuar që është i duhuri. Ai quhet Perseverance që do të thotë përkushtim, këmbëngulje, një tipar që skuadra e NASA-s ka treguar dukshëm me vendosmërinë për të vazhduar misionin pavarësisht rrethanave.

Nisja e roverit është e përcaktuar nga largësia Tokë-Mars, e cila pas mesit të gushtit do të jetë shumë e madhe për tu arritur.

Kjo do të shkaktonte një shtyrje të misionit me dy vjet dhe një kosto plus 500 milionë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco