E ardhmja e fluturimit: 'avionët dykatësh'

E ardhmja e fluturimit: 'avionët dykatësh'

10:57, 18/06/2020
A+ Aa A-

Një model avionësh, plotësisht ndryshe nga sa jemi mësuar deri më tani, mund të jetë e ardhmja e fluturimit.

Zephyr Seat është modeli i Jeffrey O'Neill dhe erdhi si një përgjigjie ndaj pandemisë së koronavirusit.

'Avionët e së ardhmes' do të kenë dy kate dhe kjo do të sigurojë ruajtjen e distancës sociale si dhe do të japë mundësi për të fjetur në mënyrë të rehatshme.

Kjo ide i erdhi O'Neill disa vjet më parë në një udhëtim 19 orësh nga NewYork në Singapore, atë kohë udhëtimin më të gjatë në botë.

Por ishte pandemia e koronavirusit ajo që i dha shtysën planeve të tij.

Modeli i tij është tashmë gati por do të duhen ende disa vjet që ato të aprovohen dhe implementohen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco