Mos e humbisni, eklipsi diellor i fundjavës die

Mos e humbisni, eklipsi diellor i fundjavës

10:31, 18/06/2020
A+ Aa A-

Këtë fundjavë qielli i hemisferës lindore do të ndriçohet nga një eklips diellor, në pritje të solsticit të verës.

Ky lloj eklipsi karakterizohet nga një 'unazë e zjarrtë', duke qënë se nuk është një eklips i plotë dhe pjesë të Diellit ende do të mund të shihen rreth Hënës.

"Këto lloj eklipsesh janë të ngjashëm me eklipset e plota, pasi Hëna, Toka dhe Dielli janë në vijë të drejtë dhe Hëna duket si të jetë para Diellit," shpjegon Alex Young, drejtor i asociuar për departamentin e shkencës heliofizike e NASA-së.

"Por nuk ndodh një eklips i plotë, pasi Dielli nuk bllokohet plotësisht," shton ai.

Eklipset diellore ndodhin dy javë para ose pas një eklipsi hënor. Një i tillë ndodhi në 5 qershor dhe një tjetër pritet të ndodhë në 5 korrik.

Kulmi i këtij eklipsi do të jetë në orën 8:40 të mëngjesit së datës 21.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco