Elon Musk ndërton portin hapësinor për udhëtime në Mars

Elon Musk ndërton portin hapësinor për udhëtime në Mars

11:54, 17/06/2020
A+ Aa A-

Elon Musk zbuloi vitin e kaluar se SpaceX do të zhvillonte një ditë 'porte hapësinore' për të dërguar raketën Starship në Hënë dhe Mars dhe duket se kjo kohë më në fund ka ardhur.

Një kërkesë për vende pune e postuar në faqen e kompanisë së Musk listonte një pozicion të ri për 'inxhinier të operacioneve Offshore', i cili do të punonte si 'pjesë e një skuadre inxhinierësh dhe teknikësh për të modeluar dhe ndërtuar një njësi për dërgimin e raketave në hapësirë.

Musk e konfirmoi listën edhe në llogarinë e tij në Twitter ditën e djeshme duke shkruar: "SpaceX po ndërton porte hapësinore pluskuese, të klasit më të lartë, për udhëtime hipersonike rreth Tokës dhe drejt Marsit e Hënës."

Miliarderi i ndau fillimisht planet për portin hapësinor në 2019 dhe tregoi se do të aksesohej nëpërmjet tuneleve. Këtu futet në lojë kompania e tij e gërmimeve, 'The Boring Company'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco