VIDEO/Qeni i parë robot tashmë në shitje

VIDEO/Qeni i parë robot tashmë në shitje

09:24, 17/06/2020
A+ Aa A-

Pas vitesh testimesh, qeni robot i 'Boston Dynamics' është për herë të parë në shitje.

Roboti i quajtur Spot do të shitet për $74,500, së bashku me udhëzime të detajuara për shpikjen e parë në llojin e vetë.

Kompania beson se Spot do të përdoret më së shumti për funksione komerciale dhe industriale dhe në veçanti, për të shmangur rrezikun në punë, ku njerëzit mund të lëndohen.

"Kombinimi i aplikacioneve të sofistikuara të Spot dhe dizajnit mekanik të një performance të lartë i mundëson robotit të bëjë punë të vështira njerëzore," shprehet Marc Raibert, themelues i Boston Dynamics.

"Tani mund të përdoret Spot për të rritur sigurinë në mjedise dhe detyra, ku automatizimi i punës nuk ka qënë i suksesshëm," shton ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco