Eksploruesit e së ardhmes: astronautët-robotë në miniaturë

Eksploruesit e së ardhmes: astronautët-robotë në miniaturë

08:34, 12/06/2020
A+ Aa A-

Një skuadër inxhinierësh në California State University, Northridge, po zhvillojnë koloni të tëra me robotë në madhësinë e insekteve.

Këta robotë mund të ndihmojnë në eksplorimin e planeteve në një mënyrë më të sigurtë dhe më eficiente se sa astronautët.

Skuadra drejtohet nga profesori i inxhinierisë Nhut Ho dhe ka marrë në fond prej $538,000 nga departamenti amerikan i mbrojtjes për të zhvilluar eksplorues hapësire robotë.

Objektivi afatgjatë është krijimi i kolonive autonome të robotvëe në miniaturë, të cilët mund të mbledhin mostra nga sipërfaqja e planeteve dhe të plotësojnë detyra shumë të komplikuara për një rover apo shumë të rrezikshme për një njeri.

Ho tha për blogun informues të CSU Northridge: "Ne jemi frymëzuar nga sjelljet e kolonive të milingonave dhe bletëve, të cila organizohen vetë, krijojnë zgjidhje të zgjuara për problemet dhe punojnë në grup."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco