Ja kë fajësojnë shkencëtarët britanikë për koronavirusin

Ja kë fajësojnë shkencëtarët britanikë për koronavirusin

14:25, 11/06/2020
A+ Aa A-

Industria e ushqimeve të pashëndetshme është fajëtore për faktin që Britania është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi në botë, shprehet eksperti.

Shifrat tregojnë se individët obezë apo mbi-peshë përbëjnë 6  nga 10 rastet e vdekjeve nga COVID-19 në Britani.

Shkencëtarët nga universiteti Queen Mary në Londër kanë akuzuar prodhuesit e ushqimeve të pashëndetshme për shkallën e përhapjes së pandemisë.

Ata thonë se fastfood-et kanë përdorur situatën dhe karantinën si një mjet PR dhe kanë bërë një marketing të dëmshëm me krizën.

"Që nga fillimi i krizës së koronavirusit, industria e ushqimit ka publikuar reklama me taktika manipuluese, duke e përdorur pandeminë si një mundësi për marketing," shprehet skuadra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco