FOTO/Perëndi dhe ëngjëj më maskë, si duket arti në kohën e koronavirusit

FOTO/Perëndi dhe ëngjëj më maskë, si duket arti në kohën e koronavirusit

10:23, 09/06/2020
A+ Aa A-

Një muze ka vendosur të tregojë se si duket arti në kohëra të distancës sociale, duke marrë shkasë nga pandemia që po kalon bota.

Fitzwilliam Museum në Cambridge është mbyllur që në mars dhe po ashtu dhe të gjitha galeritë e hapura prej tij në të gjithë vendin.

Për të mbledhur fonde të munguara, muzeu ka krijuar kartolina me pikturat më të famshme që shfaq, me një ndryshim të vogël: të gjithë personat në to mbajnë maska koronavirusi.

Luke Syson, drejtori i muzeut është shprehur: "Në javët e fundit, shumë aspekte të jetës që ne i merrnin për të mirëqëna, janë bërë të shtrenjta. Një prej tyre është humori. Këto versione të pikturave imagjinojnë me humor se si do të dukeshin pikturat nëse protagonistët do të jetonin në këtë moment. çfarë ndryshimi në kuptimin e veprimeve dhe marrëdhënieve të tyre që bën një maskë fytyre."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco