Mendimet negative mund të çojnë në demencë, tregon studimi

Mendimet negative mund të çojnë në demencë, tregon studimi

08:52, 08/06/2020
A+ Aa A-

Njerëzit që kanë një këndvështrim të zymtë për botën, mund të kenë më shumë mundësi të sëmuren me demencë, tregon një studim.

Të mendosh vazhdimisht në mënyrë negative mund të çojë në krijimin e substancave të dëmshme në tru, të cilat lidhen me sëmundjen Alzheimer, llojin më të zakontë të demencës.

Kërkimi ofron shpresë për personat që përjetojnë episode të rastësishme depresioni, pasi skuadra tregon se rreziqet lidhen më shumë mendime negative të shtrira në një kohë të gjatë.

Autorja drejtuese Dr Natalie Marchant nga University College Londër, tha: "Ne nuk mendojmë se periudha të shkurtra të zymta rrisin rrezikun për shfaqjen e demencës."

Bazuar në zbulimet e publikuara në fletoren shkencore 'Alzheimer’s & Dementia', shkencëtarët bëjnë thirrje për më shumë kërkime mbi këtë teori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco