Ja ç'do të ndodhë me skenat e nxehta në filma

Ja ç'do të ndodhë me skenat e nxehta në filma

08:35, 08/06/2020
A+ Aa A-

Skenat 'e nxehta' në Hollywood tashmë janë pjesë e së shkuarës. 

Pandemia e koronavirusit e ka bërë industrinë gjigante të filmit tejet të kujdesshme dhe për këtë arsye çdo kontakt fizik i afërt do të shmanget, në një përpjekje për tu mbrojtur nga infeksionet.

Teksa bëhen përgatitjet për të rifilluar xhirimet nga 12 qershori, producentët dhe regjizorët janë këshilluar të ruajnë masat e distancës sociale.

Pjesë të masave janë testimi i punonjësve, higjiena e lartë dhe zëvendësimi i skenave seksuale dhe intime me ato të krijuara nga efektet speciale.

Sipas The Sun skenat e nxehta duhet të rishkruhen, fshihen apo xhirohen me anë të efekteve speciale.

Të gjitha momentet intime në skenë tashmë do të jenë të krijuara me anë të teknologjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco