Pajisja sa një laps që trajton simptomat pas-koronavirus

Pajisja sa një laps që trajton simptomat pas-koronavirus

09:08, 07/06/2020
A+ Aa A-

Një pajisje që than ajrin nga mushkëritë po përdoret për të trajtuar mijëra pacientë, të cilët vuajnë pasojat që koronavirusi ka lënë te ta.

Pajisja e krijuar në Mbretërinë  e Bashkuar, nuk është më e madhe se një laps dhe ul kohën që individi duhet të kalojë në spital nga 3-4 ditë në më pak se një orë.

"Ky është një ndryshim kolosal," thotë Dr. Sam Hare, radiolog në spitalin londinez 'Royal Free London NHS Trust'.  'Pajisja bën të mundur që pacientët që kanë frikë të shtrohen në spital për tu trajtuar të mund të kthehen në shtëpi brenda një ore."

Dr. Hare dhe kolegë të tij kanë trajtuar tashmë rreth 3000 pacientë me anë të saj, por ende nuk duket se Britania ka besim te kjo shpikje.

Një sondazh zbuloi se më pak se 1 në 10 spitale po e përdorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco